Liverpool synon transferimin e rezervistit të Milanit

Futboll

Liverpool synon transferimin e rezervistit të Milanit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:20
Liverpool synon transferimin e rezervistit të Milanit

Mateo Musacchio duket se nuk është projekt i Milanit, dhe dëshiron ta shesë gjatë këtij afati kalimtar.

Edhe pse argjentinasi është plotësisht jashtë planeve të Stefano Pioli, agjenti i tij ka zbuluar se Musacchio do të qëndrojë në Milanello deri në fund të sezonit.

Por lajmi i orës së fundit vjen nga Anglia. Në fakt, tabloidi Daily Mail shpjegon se Liverpool është në gjurmët e Musacchio.

Jurgen Klopp ka nevojë për një mbrojtës të ri qendror dhe duket se Musacchio e plotëson dëshirën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat