Ish futbollisti dhe trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, takohet me njeriun që i dha shumë futbollit dhe shtetit të Kosovës, Arbon Desku.
Desku ka qenë president i KF Dukagjinit të Klinës në vitet më të vështira, kur luftohej regjimi kriminal serb dhe u stolis me titullin e kampionit në vitin 1993-1994, titulli i parë në histori të klubit nga Klina.
“Një takim me Arbon Deskun, njeriun që kontriboi shumë gjatë në kohërat më të vështira të futbollit të Kosovës, në klubet Dukagjini Klinë dhe FC Prishtina .
Me legjendat: Burim Berisha, Suad Keçi, Agim Maliqi dhe Besnik Kollari”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.