Arsenali ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë të re me futbollistin, Rob Holding.
Qendërmbrojtësi anglez do të jetë pjesë e “Topçinjve” deri në vitin 2024, me një opsion për të zgjatur edhe për një vit tjetër.
25-vjeçari ka qenë pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, duke bërë 53 paraqitje.
Para se të vinte te Arsenali, Holding kishte qenë pjesë e klubit të Bolton Wanderers, kurse ishte në huazim për një periudhë të shkurtër te Bury.