West Ham me ofertë për Milik

Futboll

West Ham me ofertë për Milik

Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:12
Arkadiusz Milik

West Ham ka bërë ofertë prej 7 milionë eurosh drejt Napolit.

Kjo ofertë është për sulmuesin Arkadiusz Milik, raporton “Domenica Sportiva”.

Reprezentuesi i Kombëtares së Portugalisë pritet të largohet nga Serie A këtë janar, dhe ka qenë i lidhur me shumë klube nga Evropa.

“Çekanët” shpresojnë të jenë në avantazh në krahasim me klubet e tjera, dhe pritet të përfundojnë sa më shpejt një marrëveshje për Milik, ku edhe e shohin atë si zëvendësues ideal të sulmuesit Sebastian Haller, i cili e la klubin londinez për gjigantin e Holandës, Ajax.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat