Milan – Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Futboll

Milan – Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:45
Milan – Torino

Kanë përfunduar 90 minutat e takimit Milan – Torino.

Koha e rregulltë e takimit të Kupës së Italisë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, me ç’rast ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Milan kishte disa mundësi me Brahim Diaz e Dalot, por nuk e mposhtën portierin Savic.

Vlen të potencohet se Mërgim Vojvoda është dëmtuar në këtë duel, ku edhe është detyruar të zëvendësohet.

Ndeshja tani do të shkojë në shtesë, me dy herë nga 15 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat