Media raportoi ekskluzivisht më herët se arsyeja e bllokimit të merkatos së Ballkanit ishte futbollisti Demir Avdic, i cili u ble në vitin 2019.
Krejt kjo ka ardhur pas një borxhi që ka pasur skuadra suharekase në lojtarin me nënshtetësi serbe. Gazeta Sheshi ka arritur të shumën e saktë që i detyrohet Ballkanit t’ia paguajë sulmuesit.
Avdic ka paditur kohë më parë klubin e Ballkanit për shkak të shkëputjes së kontratës në mënyrë të njëanshme në janarin e vitit 2019. Futbollisti nga Novi Pazari e kishte dërguar lëndën në FIFA dhe e kishte fituar pas disa muajve.
Kontrata e Avdic, të cilën e kishte bërë me klubin nga Suhareka. 30 vjeçari kishte ‘firmosur’ një kontratë një vjeçare me një pagë mujore prej 900 euro, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera të hequra.
Në këtë mënyrë lojtari pretendon t’i marrë gjithsej 10,800 euro në total, plus dëmshpërblim nga klubi për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.
Futbollisti pretendon se shkëputja e kontratës në mënyrë të njëanshme e ka dëmtuar atë në aspektin personal, pasi që nuk ka mundur të gjejë ekip në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Avdic ishte larguar pas vetëm 15 ditëve të kaluara te Ballkani, derisa në komunikatën e klubit thuhej se futbollisti nuk ishte në planet e trajnerit Sami Sermaxhaj.
Aktualisht ai ka ‘firmosur’ për ekipin indian Chennai City, teksa pritet të marrë gjithë paratë e pretenduara nga FC Ballkani, pasi që në të kundërtën klubi i Suharekës mbetet pa merkato.