Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku është afër të bëhet me skuadër të re.
Dajaku nuk është duke gjetur minutazhën e duhur të skuadra e parë e Bayern Munichut dhe shumicën e ndeshjeve qëndron të ekipi i dytë.
Sipas Bild, Dajaku do t’i bashkohet Union Berlinit në formë huazimi deri në fund të edicionit.
Talenti nuk është pjesë e skuadrës së dytë të Bayernit ngase është afër që ta kompletojë huazimin.
Kontrata momentale e Dajakut me Bayernin skadon në vitin 2023.
Ndërkohë, kujtojmë se lojtari ka të drejtë që të zgjedh Kombëtaren e Kosovës.