Skuadra italiane tregon gjendjen e yllit të Kosovës

Futboll

Skuadra italiane tregon gjendjen e yllit të Kosovës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:00
Skuadra italiane tregon gjendjen e yllit të Kosovës

Mërgim Vojvoda ka pësuar një lëndim në krahun e tij të majtë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit.

Torino ka lëshuar një komunikatë për media ku e ka konfirmuar lëndimin e futbollistit të Kosovës.

“Lojtari do të jetë subjekt i vlerësimeve të mëtutjeshme në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Torinos.

Dyshohet se ish-ylli Standard Liege e ka nxjerrë krahun nga vendi pas atij rrëzimi të keq dhe nuk dihet se sa gjatë mund të mungojë.

Vojvoda ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ato minuta që kishte në dispozicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat