Iu vetofrua, klubi i njohur francez refuzon Diego Costa!
Olympique Marseille nuk pranon të nënshkruajë me Diego Costa. Sipas “La Provence”, fati i braziliano-spanjollit mund të kishte qenë te skuadra e njohur franceze, por klubi në fjalë nuk pranoi.
Sulmuesi, i cili përfundoi kontratën e tij me Atlético Madrid vetëm një javë më parë, është pa ekip dhe, sipas këtij informacioni, iu ofrua OM.
Mosha e tij, 32 vjeç, dhe paga e lartë do të kishin qenë arsyet për të mos shkuar përpara në këtë drejtim nga francezët.