Dita vendimtare për Calhanoglu, sot takimi me Milanin për rinovimin!
Vazhdojnë negociatat midis Milanit dhe Calhanoglu për rinovimin e turkut, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2021.
Sipas “Gazzetta dello Sport” kjo e mërkurë mund të jetë një ditë kyçe, pasi agjenti i lojtarit do të takohet me menaxherët e klubit kuqezi për të vazhduar negociatat.
Tani klubi ofron 4 milionë euro në sezon si pagë dhe disa shpërblime më shumë, në varësi të sukseseve. Për pasojë, marrëveshja mund të jetë më afër, edhe pse kërkesat e mesfushorit-sulmues ishin diku te 6 milionë euro në sezon.