Futbollisti shqiptar, Leon Ujkaj, largohet nga skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, nënkampion vjeshtor në Mal të Zi dhe shtegton në Shqipëri.
Ai do të vesh fanellën e skuadrës së Ligës së Dytë të Shqipërisë, Burreli.
“Leon Ujkaj është lojtari me i ri i KS Burrelit.
Mesfushori vjen nga skuadra e Deçiqi e Superligës malazeze”, njofton KS Burreli.
Në fakt, Ujkaj është 23-vjeçar dhe që do ta ndihmojë shumë skuadrën shqiptare.