Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të vet të jenë të qetë për, siç e ka quajtur ai, momentin e madh kur të përballen me Liverpoolin të dielën.
Manchester Unitedi e mundi Burnley 1:0 të martën dhe u bë lider i Premierligës për herë të parë që prej sezonit 2012/13 dhe mund ta rrisin në gjashtë pikë epërsinë kundër kampionit nëse fitojnë të fundjavë,,
“Do të jetë një ndeshje e bukur për të gjithë. Është ndeshje e madhe, prandaj duhet të jemi gati”, tha Pogba për BBC.
Goditja e devijuar me vollej e Paul Pogbas ia siguroi skuadrës se Ole Gunnar Solskjaer tri pikë në Turf Moor të martën mbrëma.
“Ne e dinim se nëse do të fitonim, do të ishim në krye të renditjes para takimit me Liverpoolin”, shtoi ai.
“Tani duhet të jemi të qetë, sepse ky është moment i madh. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, nënvizoi ai.