AC Milani ofron kontratën e re për Çalhanoglun

Futboll

AC Milani ofron kontratën e re për Çalhanoglun

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:54
AC Milani ofron kontratën e re për Çalhanoglun

Reprezentuesi i Hakan Çalhanoglut është takuar me Milanin dhe thuhet se klubi ka rritur ofertën në katër milionë euro për sezon.

Sipas Gazzetta dello Sport, gjiganti anglez i ka ofruar katër milionë euro dhe bonuse për çdo vit.

Sulmuesi është një ndër lojtarët kyç nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, derisa momentalisht janë në kreun e Seria A pas 17 ndeshjeve të zhvilluara.

Negociatat mes dy palëve për rinovim janë duke vazhduar, por thuhet se 26-vjeçari është shumë afër ta pranojë ofertën.

Ndërkohë, kujtojmë se kërkesa e Çalhanoglut ishte pesë milionë euro për sezon në kontratë katërvjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat