Tetë arsyet pse Atletico Madridi mund të fitoi titullin e La Liga-s këtë edicion

Futboll

Tetë arsyet pse Atletico Madridi mund të fitoi titullin e La Liga-s këtë edicion

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:56
Atletico Madridi

Fitorja e djeshme ndaj Sevillas vazhdoi startin e mrekullueshëm me 41 pikë të tubuara në 16 ndeshjet e para.

Marca ka zbuluar tetë arsyet pse Atletico Madrid mund të fitojnë trofeun e La Liga-s këtë edicion.

1.’Fortesa’ mbrojtëse

Me vetëm gjashtë gola të pësuar në 16 ndeshje dhe 11 herë portën e paprekur, Atletico ka statistikat më të mira në top pesë ligat evropiane.

2.Fuqia e skuadrës

Është skuadër jo e fokusuar në individ, por në grupe të lojtarëve dhe të gjithë lojtarët që hyjnë si zëvendësues arrijnë të tregojnë formën e duhur.

3.Taktikat e ndryshme

Simeone ka zhvilluar formacione të ndryshme me të cilët është përshtatur skuadra, si formacionet prej 4-4-2 në 3-5-2 dhe 3-4-2-1.

4.Të pandalshëm në sulm

Atletico ka shënuar 31 gola në 16 ndeshjet e fundit në vetëm 68 gjuajtje, që nënkupton se statistikat në për qind janë 45, e cila është më e larta në këtë sezon.

5.Faktori Luis Suarez

Uruguaiani që u largua falas nga Barcelona, ka qenë i pandalshëm këtë edicion duke shënuar nëntë gola.

6.Rikthimi i lojtarëve në formën e duhur

Thomas Lemar, Mario Hermoso, Hector Herrera dhe Yannick Carrasco janë lojtarët që ishin të humbur në vitet e fundit, por këtë edicion janë në top formë.

7.Rekordi në shtëpi

Atletico ka humbur vetëm dy pikë në shtëpi ndaj Villarreal dhe janë të pamposhtur në “Wanda Metripolitano” që nga 1 dhjetori 2019.

8.’Shpirti’ i skuadrës

Faktori përfundimtar është se lojtarët kanë formuar lidhje shumë të fortë që iu ndihmon të jenë shumë më bashkëpunues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat