Barcelona ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garsia, raporton “Mundo Deportivo”.
20-vjeçari, ka pranuar të firmos kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda një periudhe të shkurtër.
Për kartonin e Garcias, skuadra spanjolle do ti paguajë Cityt dhjetë milionë euro dëmshpërblim.
Garcia këtë edicion ka regjistruar shtatë paraqitje për Cityn në të gjitha garat.
Ai është zhvilluar si futbollist në akademinë e Barcelonës përpara se t’i bashkohet të rinjve të Cityt në verën e vitit 2017.