Barcelona është duke kërkuar të përforcojë sulmin dhe po mendon ta bëjë këtë me parametra zero.
Sipas “The Sun”-it, katalonasit janë shumë të vetëdijshëm për situatën e Sergio Agüero, i cili e përfundon kontratën e tij me Manchester Cityn qershorin e ardhshëm dhe nuk e ka rinovuar ende.
Kështu, argjentinasi, shok i ngushtë me Leo Messin, mund të shkojë falas në “Camp Nou”, verën e ardhshme. Kuptohet, për të ka edhe interesime të tjera, sikurse është ai i PSG-së, me trajnerin Pochettino në rreshtin e parë.
Megjithatë, katalanasit duken të favorizuar për disa arsye, janë gati ta rikthejnë në La Liga sulmuesin, i cili tashmë ka luajtur për Atlético Madridin.