Partizani ka arritur të firmosë me tre futbollistë deri më tani dhe asnjë prej tyre nuk është mbrojtës.
Mëllugja dhe Murataj luajnë në mesfushë, ndërsa Zhunior pritet të jetë pika e referimit në sulm për “demat”.
Në prapavijë, alternativa nuk ka dhe pezullimi i Idrizajt me Skënderbeun, detyron Dajën të eksperimentojë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Dy futbollistë mund ta mbulojnë këtë pozicion, si Esat Mala dhe Kordeiro Melo. Mala ka luajtur disa herë në atë pozicion me fanellën e Partizanit, edhe pse roli i tij natyral është mesfushor qendre.
Ndërsa Melo, është aktivizuar si mbrojtës i djathtë disa herë me fanellën e Kukësit, të cilën e mbronte para se të firmoste me Partizanin. Mbetet për t’u parë se cili futbollist do të preferohet nga Daja për të mbuluar hapësirën e lënë nga Idrizaj, që ka qenë një titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes.