Skuadra nga Bundesliga gjermane, Leverkusen ka arritur të transferojë lojtarin e Manchester United, Timothy Fosu-Mensah.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjerman të cilët i kanë uruar mirëseardhje futbollistit.
Trajneri, Ole Gunnar Solskjaer, kishte thënë para disa jave se Fosu-Mensah po kërkon largimin dhe ka leje nga klubi për ta bërë një gjë të tillë.
Mensah ka nënshkruar kontratë që do ta mbante 23-vjeçarin në Gjermani deri në vitin 2024.