Haaland mund të largohet në verë. Raiola i gjen ekipin e ri!
Erling Haaland mund të ketë një skuadër të re verën e ardhshme.
Sipas spanjolles TV3, norvegjezi do të ndryshojë përsëri ekip, duke u larguar nga Borussia Dortmund për të shkuar te një ekip i madh i Europës.
Mino Raiola, menaxheri i sulmuesit, po mendon ta dërgojë te Barcelona me synimin për të lidhur marrëdhënie të reja me katalanasit që shumë shpejt do të ndryshojë president dhe bordin drejtues.