Sipas France Bleu, Paris Saint-Germain ka nxjerrë 400 punonjës në papunësi të pjesshme nga 4 janari, për shkak të ndikimit që ka patur Covid-19 në financat e klubit.
Sektorët e prekur më shumë janë ato të marketingut, biletarisë, kontabilitetit, shitjeve, avokatëve.
Për sa i takon lojtarëve, ditën e martë është zhvilluar një takim me sindikatën e futbollistëve për të diskutuar rreth një shkurtimi të mundshëm të rrogave.
Një studim i bërë nga KPMG Football Benchmark ka treguar se kampionët e Francës kanë pësuar një humbje prej 125 milionë euro në sezonin 2019/20.