Arben Tafa është përforcimi i ri i Renovës në këtë afat kalimtar të janarit.
Mbrojtësi strugan me xhepcishtasit ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.
28 vjecari është promovuar si lojtar i ri sot, gjatë ditës së mërkurë.
“Ndjehem shumë mirë. Kam firmosur deri në fund të sezonit. Renova shprehi më shumë interesim, andaj vendosa që të vijë në Tetovë”, ka thënë Tafa për News-TV.
Renova sot ka promovuar edhe një lojtar tjetër, e ai është Fatjon Jusufi i ardhur nga FC Shkupi.