Konyaspor ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Gaziantep dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Turqisë.
Futbollisti shqiptar, Edon Daci, asiston në minutën e 11-të, kur Aniçiç kaloi në epërsi Konyapsorin.
Sahiner dyfishon epërsinë në minutën e 40-të.
Në minutën e 90+4, Demir ngushton humbjen në 2:1.
Zymer Bytyçi dhe Erdon Daci u paraqitën standardë, ndërsa Sokol Cikalleshi u aktivizua nga minuta e 61-të, duke e ndihmuar Konyasporin në kualifikim.