Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, ka zbuluar se bisedimet mes tij dhe klubit për vazhdimin e kontratës po shkojnë në drejtimin e duhur, duke konfirmuar se do të qëndrojë në Santiago Bernabeu edhe pas këtij sezoni.
Marrëveshja e tanishme e mesfushorit kroat me Real Madridin mbaron në fund të këtij sezoni, pra në qershor.
Modriç po kalon nëpër formë të mirë, pasi e pati paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit.
“Jam në bisedime (me klubin) dhe vazhdimi i (kontratës) është në rrugën e duhur”, tha Modriç në një konferencë për media para ndeshjes së Madridit kundër Athletic Club në Superkupën e Spanjës të enjten, transmeton GE.
“Jam i lumtur sesi po shkojnë gjerat, kaq mund të them”, shtoi ai.