Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, ka zbuluar ëndrrën e tij, e cila është rikthimi në klubin e AC Milan.
31 vjeçari nuk ka arritur që të gjejë një klub pasi që u lirua nga kontrata e Sao Paulos verën e kaluar.
“Unë kam kujtime të mira aty, po flasim për 150 ndeshje, 63 gola, një Skudeto dhe një Super Kupë të Italisë u shpreh ai për La Gazzetta dello Sport.
“Do të ishte një ëndërr kthimi në Milan. Unë dhe Ibrahimoviç do të krijonim një dyshe shumë të mirë”.
Ai tregon se nuk e sheh si konkurrent Ibrën por më shumë si një partner më të cilin mund të bashkëpunojë.