Premier Liga angleze vazhdon sot me një ndeshje interesante në kuadër të xhiros 18.
“Topçinjtë” presin në “Emirates” skuadrën e Crystal Palace.
Arsenal synon të vazhdojë serinë e fitoreve prej tri ndeshje radhazi dhe pas 17 xhirosh gjendet në pozitën 11 në tabelë, me gjithsej 23 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Crystal Palace pozicionohet në vendin 13, me gjithsej 22 pikë, duke regjistruar gjashtë fitore, katër barazime dhe shtatë humbje.
Trajnerët Arteta dhe Hodgson pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë në dispozicion dhe formacionet e mundshme i gjeni të bashkangjitura më poshtë.
Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Holding, Mari, Tierney; Ceballos, Xhaka; Saka, Smith Rowe, Aubameyang; Lacazette
Crystal Palace (4-4-2): Guaita; Ward, Kouyate, Tomkins, Van Aanholt; Townsend, Milivojevic, McArthur, Eze; Zaha, Benteke
21:00 Arsenal (11) – Crystal Palace (13) (Stadiumi Emirates)