E ardhmja e Shkodran Mustafi është në Arsenal, ka konfirmuar Mikel Arteta, duke i hedhur poshtë thashethemet për largimin e qendërmbrojtësit shqiptar nga Emirates.
Trajneri i Arsenalit Arteta ka thënë se nuk e ka ndërmend ta largojë Mustafin.
“E ardhmja e tij është këtu”, tha Arteta për Mustafin.
I pyetur pse Mustafi ka luajtur tepër pak në sezonin 2020/21, Arteta shtoi: “Musti vinte nga një lëndim shumë i vështirë pasi u lëndua në fund të sezonit të kaluar.
Në atë kohë ai luante shumë mirë. Mendoj se paraqitjet e tij po bëheshin çdo herë e më të mira”.