Super agjenti Jorge Mendes është duke shikuar rreth mundësisë për të gjetur një klub të ri për trajnerin e Wolverhampton Nuno Espirito Santo, raporton The Sun.
Spekulohet se Santo, reputacioni i të cilit është në ngritje e sipër që nga koha kur erdhi në “Molineux”, i është ofruar Arsenalit, pas startit të dobët këtë edicion.
Rikthimi i Arsenalit me rezultate pozitive e bën tani të pamundur zëvendësimin e Artetas me Santon.
Por sidoqoftë Mendes është në kërkim të një klubi më të suksesshëm që garanton gara evropiane për teknikun portugez.