Skuadra e futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, që nga nesër fillon përgatitjet për pjesën pranverore të Ligës së Parë të Kosovës.
Synimi i gjakovarëve është që të sigurojë mbetjen në ligë.
“Vëllaznimi të premten me 15 janar në orën 13:00 do ti fillojë stërvitjet në fushën sintetike në Shkugëz për sezonin pranveror ku sipas planifikimit të FFK-së do të filloje me 21-22 shkurt.
Në stërvitje do të na bashkohen edhe disa lojtarë të ri”, njofton KF Vëllaznimi.
Vëllaznimi përfundoi në vend të tetë me 14 pikë gjatë pjesës vjeshtore.