Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku është afër të bëhet me skuadër të re.
Ai nuk është duke gjetur minutazhin e duhur te skuadra e parë e Bayernit të Mynihut dhe shumicën e ndeshjeve luan për ekipin e dytë.
Para disa ditësh u raportua që ai do të transferohet si huazim tek Union Berlin, por bisedimet kanë “frenuar” ndjeshëm.
Sipas të përditshmes “Bild”, Milan po e kërkon transferimin e tij pasi Maldini e dëshiron futbollistin si zëvendësues për Zlatan Ibrahimoviç.
Drejtori sportive i “Djallit” thuhet se po punon të joshë Dajakun, kontratat e të cilit me bavarezët skadon në qershor të vitit 2023.