Skuadra A&N nga Prizreni, pretendon elitën e futbollit të Kosovës, përforcohet me Valdo Zeqaj.
“Transferimi me i ri i klubit tonë është qendërmbrojtësi nga Vlora, Valdo Zeqaj.
Zeqaj ka pasur një karrierë të pasur në ekipet me nam në Shqipëri dhe Kosovë.
Valdo Zeqaj në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave Flamurtari Vlorë, Luftëtari, Vllaznia Shkodër, Flamurtari
Prishtinë dhe së fundmi pjesë e KF Drenica”, njofton A&N.
KF A&N është në pozitën e dytë me 24 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, dy me pak se Dukagjini dhe Malisheva.