Agjenti i Andrea Contit ka thënë se shanset që të shohim mbrojtësin e Milanit t’i bashkohet Fiorentinas janë 50-50.
Marrëveshja ishte afër të realizohet, por në orët e fundit ka pasur spekulime se procesi ka filluar të ngadalësohet.
Agjenti i lojtarit, Mario Giuggredi shkurtimisht tha se gjasat janë 50-50.
“Si janë duke shikuar gjërat, shanset që ta shohim të Fiorentina janë 50-50”.
26-vjeçari ka kontratë me “Rossonerët” deri në qershorin e vitit 2022 dhe kushtoi 24 milionë euro kur u transferua nga Atalanta në vitin 2017.
Lojtari fatkeqësisht nuk arriti të gjejë vetën shkaku i lëndimeve të shpeshta.