Trajnerët u ballafaquan me peripeci të shumta në vitet e 90-ta (1991-1999), sidomos puna më e vështirë ishte për t’i zhvilluar përgatitjet në ato vitet e terrorit, për arsye se hasën në telashe të mëdha, pasi që agresori serb i dëboi nga stadiume.
Në kushte të vështira dhe vazhdimisht të kërcënuar, trajnerët tanë nuk u ndalën, edhe në rrethana të rënda zbuluan e formuan talentë të futbollit.
Mehdi Bucolli i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër trajnerët me të dalluar të futbollit dhe me sukses e ka udhëhequr Feronikelin nga Drenasi.
Jo vetëm kaq, ai ka qenë edhe financues i klubit me shumë shokë të tjerë, duke e mbajtur gjallë futbollin.
Bucolli nuk u ndal në asnjë formë, as që e lodhi kokën nga presionet, kërcënimet e llojllojshme të regjimit kriminal serb, por e kreu punën e tij me profesionalizëm dhe me guxim në shërbim të futbollit dhe të shtetit të Kosovës.
Bucolli, ishte i vendosur deri në pikën e fundit, të jap edhe markën e fundit nga xhepi i tij, por assesi që futbolli të ndalet por me këmbëngulje e luftonte agresorin serb.
Feronikeli dhe Bucolli ishin halë në sy për regjimin kriminal serb dhe disa ndeshje ishin ndërprerë në Drenas, sidomos ndeshja e famshme e vitit 1996, (mbi 5000 shikues) mes Feronikelit dhe Prishtinës, kur u ndërpre ishte 1:0 për ekipin nga Drenasi. Në atëkohë, milicia e pushtuesit serb futet në fushë e armatosur deri në dhëmbë.
Bucolli, një burrë i fortë, asnjëherë nuk u dorëzua, por ishte një luftëtar sportiv, së bashku me mijëra sportistë, i rezistuan fuqishëm okupatorit serb.
Sot ndihet krenar që djemtë dha vashat tona lozin të lirë në stadiume dhe palestra sportive, të ndërtuar nga djersa e popullit shqiptarë të Kosovës.