Barcelona humb apelin, ja sa duhet të paguajë Messi për dedikimin që i ka bërë Maradonas

Futboll

Barcelona humb apelin, ja sa duhet të paguajë Messi për dedikimin që i ka bërë Maradonas

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:08
Lionel Messi dhe Diego Maradona

Barcelona dhe Lionel Messi kanë humbur apelin për kartonin e verdhë që mori argjentinasi pas dedikimit për Diego Maradonan.

Messi festoi me fanellën e vjetër të Newell’s Old Boys, skuadër me të cilën argjentinasi u bë shumë i famshëm.

Ata apeluan dënimin, por Federata e Spanjës nuk pranoi ta heq këtë vendim dhe tani Messi duhet të paguajë dëmshpërblimin.

Duke ndjekur artikullin 91-të të kodit disiplinor, Messi duhet të paguajë dënimin me vlerë 600 euro në muaj.

Sidoqoftë, ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart më herët ka thënë se ai do ta paguajë këtë dënim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat