Pas nëntë vitesh, Lucas Piazon largohet më në fund nga Chelsea.
Aventura e atij që konsiderohej pasardhësi i Kaka me Blutë ka qenë më shumë se zhgënjyese.
Braziliani ka luajtur vetëm 3 ndeshje me klubin londinez nga momenti i transferimit të tij në 2012-ën, kur u mor nga skuadra e dytë e Sao Pulo-s.
Në 2013-ën ka ardhur i pari i një serie të gjatë huazimesh, te Malaga. Më pas sipas radhës: Vitesse, Eintracht, Reading, Fulham, Chievo dhe Rio Ave.
Në Portugali ka krijuar përshtypjen se kishte gjetur dimensionin e tij, dhe në fakt ka përfunduar në shënjestrën e Braga-s.
Chelsea e ka kthyer nga huazimi gjashtë muaj para kohe dhe ka vendosur ta shesë përfundimisht: Pizaon ka nënshkruar një kontratë deri në 2025-ën me Braga-n dhe është gati të nisë një etapë të re të karrierës së tij.