Skuadra e Vardarit nga Shkupi me 15 janar (nesër) kishte caktuar fillimin e përgatitjeve për sezonin pranveror, por për shkak të gjendjes tepër të vështirë financiare, grumbullimi i parë është prolonguar, shkruan News-TV.
Duke pasur parasysh se e ardhmja e klubit nuk dihet, disa futbollistë janë larguar, ndërsa disa prej tyre kanë paralajmëruar largimin.
Në mesin e atyre që po mendon të largohet është edhe supertalenti Fitor Rexhepi.
Mesfushori 20-vjeçar nga Kumanova, edhe pse ka kontratë edhe dy vite me Vardarin, me shumë gjasa do të braktisë skuadrën.
Ndërkohë, situatën e Fitor Rexhepit po e vëzhgojnë me shumë kujdes disa klube vendore në vendin tonë, por edhe jashtë Maqedonisë së Veriut.
Mësojmë se për majtakun e rrezikshëm janë të interesuara edhe disa skudra të njohura të Superligës së Kosovës.
Do të jetë me fat ajo skuadër që do ta ketë në radhët e tij ‘xhevahirin’ e futbollit, Fitor Rexhepi.
Kush do të përfitojë nga largimi eventual i supertalentit të ligës së parë do të shohim në ditët në vijim.