Ish-lojtari i Milanit, Marko Van Ginkel, ka përjetuar një emocion të veçantë ditën e djeshme, teksa preku fushën e lojës për herë të parë pas 983 ditëve.
Mesfushori u aktivizua ditën e djeshme me PSV Eintovenin, ndaj AZ Alkmar, pasi më parë i ishte nënshtruar 3 operacioneve në gju, në ligamente.
Emocion i veçantë për lojtarin, që për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuara, disa herë mendoi edhe mbylljen e karrierës. Megjithatë ai tashmë ia doli dhe është gati për më shumë minuta.
Shumë i lumtur u shfaq Ginkel për këtë moment, ku u shpreh: “Është një moment i veçantë për mua. Kam punuar shumë për t’ia dalë mbanë. Ky rikthim është si një shpërblim për punën dhe sakrificën e bërë.
Po i numëroja ditët një nga një. Doja vetëm të kaloja dëmtimin dhe mendoja nëse mund të luajë më futboll apo jo. Ka qenë një periudhë, kur të mendoje për tu kthyer në futboll, dukej e çuditshme, por ia dola.”, tha Ginkel pas ndeshjes.