Sulmuesi nga Kosova, Milot Rashica është rikthyer pas një lëndimi në skuadrën e Werder Bremenit.
Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Augsburgut në kuadër të Bundesligës gjermane.
“Ai do të jetë në skuadër për takimin ndaj Augsburgut.
Gjëja më e rëndësishme është që Rashica ndihet shëndosh dhe mirë dhe mund të arrijë nivelin e lartë të fitnesit. Rikthimi i tij do të jetë shtytje për ne”, ka thënë Kohfeldt.
Rashica ishte lënduar dy muaj më parë.