Gjithçka respekton pritshmëritë: goli i më të mirit në fushë (Phil Foden), i frymëzuar nga asisti i atij që mund të konsiderohet futbollisti më i mirë i Premier Ligës (belgu Kevin de Bryne). E vetmja gjë jashtë kontekstit është rezultati, minimal: 1-0 për Mançester Sitin ndaj Brajtonit në “Etihad”. Fitorja e katërt radhazi për skuadrën e Pep Guardiolës i ngjit “Qytetarët” në vendin e tretë në klasifikim (32 pikë), po aq sa Leicester dhe Everton.
Guardiola është i kënaqur për serinë pozitive të rezultateve të City të tij. “E dinim se sa e vështirë do të ishte. Duhen fituar këto lloj ndeshjesh. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë si kjo. Foden është 20 vjeç. Shikoni statistikat e tij krahasuar me yjet më të mëdhenj në futboll. Ai mund të luajë në të dy krahët, në qendër, si 9 false.
Ai është shumë i zgjuar përpara porte dhe prandaj meriton të luajë”, tha trajneri katalanas, ndërsa skuadra e tij nuk respektoi protokollet e COVID duke festuar të përqafuar golin e Foden-it:
“Situata është kritike. Ne i respektojmë protokollet, por me festimet është e vështirë. Nuk e di nëse do të jemi në gjendje që ta bëjmë”.