Real Madridi është mposhtur sonte me rezultat 1-2 në stadiumin Alfredo Di Stefano duke u eliminuar kështu nga Superkupa e Spanjës. Të dy golat u shënuan nga Garcia në pjesën e parë, një nga një gabim i mbrojtjes se Realit kurse një tjetër nga penalltia
Nuk do të këtë finale El Clasico në finalen e Superkupës së Spanjës.
Kjo për shkak se Real Madrid e ka humbur gjysmëfinalen kundër Athletic Bilbao në Alfredo di Stefano sonte.
Skuadra baske shënoi të dy golat në pjesën e parë.
Garcia do të shfrytëzonte një gabim në mbrojtjen e Real Madridit për të shënuar golin e parë në minutën e 18 të ndeshjes.
Bilbao do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 38-të te ndeshjes me anë të një penalltie, për ta përfunduar pjesën e parë me një epërsi solide.
Në pjesën e dytë Real Madrid ishte më i mirë dhe arriti që ta ngushtonte epërsinë në minutën e 73-të me anë të sulmuesit të tyre kryesor Karim Benzema.
Deri në fund të ndeshjes Real Madrid kishte edhe disa raste të mira për shënim po që nuk arriti që ta fitojë atë.
Në fund Bilbao ka fituar dhe është kualifikuar në finale të Superkupës ku do të luajë kundër Barcelonës.