Pas kthimit te Ajax pas 8 vitesh mungesë, Klas-Jan Huntelaar mund të veshë përsëri fanellën e Schalke 04.
Sulmuesi ekspert, sipas asaj që raportohet nga “Sky Deutschland”, kërkohet nga trajneri i skuadrës së Minatorëve.
Klubi gjerman ka shënuar vetëm 12 gola në 15 ndeshje të luajtur në kampionat dhe Huntelaar shihet si njeriu ideal për majën e sulmit.
Holandezi luajti në Gelsenkirchen për 7 vjet, duke shënuar 126 gola dhe duke fituar një herë titullin e golashënuesit më të mirë.