Marco van Ginkel që luan te PSV, por është ende nën kontratë me Chelsean, është kthyer të luajë futboll pas 983 ditëve për shkak të një dëmtimi të tmerrshëm.
Mesfushori i Bluve, tani 28 vjeç, u fut në lojë nga bankina në minutën e 86-të për PSV Eindhoven kundër AZ Alkmaar të mërkurën – për t’i dhënë fund pritjes prej më shumë se dy vjet e gjysmë, shkaku i një të dëmtimi të gjurit.
Holandezi u pa për herë të fundit në një fushë futbolli në maj 2018.
Van Ginkel ka probleme në gju për më shumë se një dekadë, pasi i kishte ndodhur edhe te Chelsea dhe Vitesse.
Lojtari ka pasur huazime në AC Milan dhe Stoke, ndërsa te PSV është që nga vitit 2016.
Pandemia e coronavirusit ndërpreu përpjekjet e kthimit të Van Ginkel, por ai u kthye të stërvitej në prill 2020.
Blutë i qëndruan besnikë lojtarit të tyre duke i dhënë atij një marrëveshje të re një vjeçare në qershor edhe pse ka vetëm katër paraqitjeve në shtatë vjet me këtë klub.
Ai u kthye në PSV si huazim për sezonin 2020-21 në tetor, por ndërlikimet e mëtejshme në shërimin e tij kanë vonuar kthimin e tij në aksion.
Chelsea e përgëzoi lojtarin e tyre për kthimin në fushë. “Marco van Ginkel luajti për PSV sonte, ndeshjen e tij të parë pas 32 muajve pushim për një lëndim të gjatë”.
“Urime dhe mirëserdhe, Marco!”, ka shkruar klubi anglez.
Pas ndeshjes së tij të kthimit, ku PSV e humbi 3-1, Van Ginkel ka folur për media për kthimin e tij.
“Personalisht, ky është një moment i madh . Unë kam punuar shumë për këtë dhe u desh shumë kohë”.
Van Ginkel tha se nuk e ka menduar kurrë largimin nga futbolli dhe ka punuar shumë për këtë moment.