Karriera e Riza Durmishit ka marrë një kthesë të papritur.
Futbollisti shqiptar i cili në të kaluarën ka luajtur me Danimarkën, u transferua me shumë entuziazëm te italianët, I kërkuar me ngulm nga Igli Tare.
Por ai nuk ka arritur të lërë shenjën e tij e tashmë, klubi po mendon seriozisht huazimin në një kategori më poshtë.
Durmishi u transferua te Lazio në verën e vitit 2018 pasi kishte dhuruar paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Betis Sevilles.
Investimi prej rreth 7 milionë eurosh për mbrojtësin e majtë nuk është justifikuar pasi ai nuk u paraqit në lartësinë e duhur në Serinë A apo në aktivitetet e tjera në të cilat u aktivizua me Lazion.
Si rrjedhojë, Lazo mendoi ta jepte huazim te Nice në Francë në edicionin e kaluar.
Megjithatë, edhe ajo ekspericnë shkoi keq për futbollistin pasi ai nuk arriti që të linte gjurmën e tij në atë skuadër.
Tani Lazio po mendon një tjetër huazim, por në nivele më të ulëta. Sipas mediave italiane, po mendohet kalimi i tij në huazim për pjesën e dytë të sezonit te Salernitana në Serinë B, klub i cili zotërohet edhe ai nga Lotito.
Aty Durmishi mund të aktivizohet rregullisht, duke ndihmuar këtë skuadër që të synojë ngjitjen në Serinë A në edicionin e ardhshëm.
Te Salernitana, ai do të zëvendësonte Frederik Veselin, i cili ka zhgënjyer në radhët e kësaj skuadre duke u aktivizuar si në qendër, ashtu edhe në krahët e mbrojtjes.