Arbëria ka zbarkuar në Antalya, saktësisht në Melas Lara Hotel.
Fluturimi që nisi mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes, arriti në destinacion sot në mëngjes.
Arbëria do të qëndrojë për plotë 14 ditë në Antalya, e ku pos rekuperimit do të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore.
Gazeta Olle mëson se skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit ka zgjedhur të njejtin resort që vitin e kaluar e kishte vizituar Feronikeli.
Përveç Niklit, po i njejti hotel është shfrytëzuar edhe nga klube të tjera të mëdha të rajonit, por edhe më gjerë.
Edhe Vorskla Potlava ishte vitin e kaluar në përgatitje në po këtë vend.
Një natë në “Melas Lara” kushton së paku 76 euro për person, teksa ky hotel ka të gjitha gjërat e përfshira duke futur këtu edhe pishinën, fitnesin, fushën e futbollit etj...