Sot dhe nesër duke filluar nga ora 17:00, mbahet turneu eEuro2021 në lojën elektronike Pes2021, në formë online.
4 lojtarët më të mirë të ditës së sotme dhe 4 lojtarët më të mirë të ditës së nesërme do të takohen në “play-off”, që do të zhvillohet më 29 janar.
Ndërsa, dy fituesit e këtij turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet online të Evropianit.
Ndryshe nga viti i kaluar kur turneu ishte mbajtur fizikisht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, këtë vit turneu do të mbahet online, duke e shfrytëzuar platformën online të UEFA-së.