Guardiola: Shpresoj që Eric të mos largohet tani

Futboll

Guardiola: Shpresoj që Eric të mos largohet tani

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:30
Guardiola: Shpresoj që Eric të mos largohet tani

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me largimin e mundshëm të Eric Garcias.

Mbrojtësi dëshiron t’i bashkohet ekipit të Barcelonës dhe diçka të tillë e ka pranuar dhe tekniku spanjoll.

“Shpresoj që Eric të mos largohet tani, por ndoshta ka njerëz në Barcelonë, që dinë më shumë se unë. Nuk e di ç’do ndodhë, por ai mund të largohet. Të shohim”, – tha Guardiola.

Numri një i stolit nuk dëshiron të humbasë 19-vjeçarin, por duket se nuk ka më shumë në fuqi. Guardiola beson se lojtari me shumë mundësi do të nënshkruajë te Barca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat