Futbollisti shqiptar, Florian Hysenaj, realizon për fitoren e Lausannes, me rezultat 3:1 ndaj Thun-it, në kuadër të miqësores.
Të dyja ekipet nga Zvicra testuan futbollistët se sa janë të gatshëm para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit.
Ndeshja zgjati 120 minuta, gjatë së cilës Lausanne shënoi tre gola.
Golat për Lausannen i shënuan Evan Guessand (54′), Lukembila (89′), Hysenaj (111′) dhe për Thunin Salanoviq (115′).