Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”. Ish-futbollisti i Skënderbeut, Joan Çela dhe portieri Arlis Shala, janë zyrtarisht pjesë e Kastriotit.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi krutan ka konfirmuar afrimin e 2 futbollistëve, të cilët janë vënë në dispozicion të trajnerit Ndreu.
Shala në të kaluarën ka qenë pjesë e Teutës dhe Luftëtarit, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e Llapit në Kosovë. Ndërkohë që Çela vjen nga ekipi i Skënderbeut, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin dhe Partizanin.
NJOFTIMET E KLUBIT TË KASTRIOTIT:
Joan Çela është afrimi i parë i Kastriotit në këtë merkato janari. Çela vjen nga ekipi i Skënderbeut, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin dhe Partizanin.