Gjithçka gati për ndeshjen hapëse të xhiros së 18.
Derbi i kryeqytetit, Lazio – Roma, si rrallëherë, pa tifozë e me stadium të boshatisur, por rëndësia e pikëve për të dyja skuadrat, premton sadopak spektakël në fushën e lojës.
Gjallorosët janë më lartë në renditjen tabelare dhe llogariten favoritë të lehtë në letër, por biancoçelestët, me fitore sonte, do të riktheheshin në pjesën e epërme dhe do t’i mbanin gjallë shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Tashmë janë mësuar edhe formacionet zyrtare të të dyja palëve për ndeshjen që fillon nga ora 20:45.
Më poshtë emrat e lojtarëve që do ta nisin duelin nga minuta e parë, ndërsa siç edhe mund ta shihni, Vedat Muriqi do të startojë nga banka rezervë.
? Mister #Inzaghi ha scelto l'undici per affrontare la @OfficialASRoma! #LazioRoma pic.twitter.com/CfvDBRlnnO
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 15, 2021
???????
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 15, 2021
Ecco la nostra formazione per #LazioRoma ?
DAJE ROMA DAJE!#ASRoma pic.twitter.com/WrkvwB9YhU