Përpara ndeshjes ndaj Newcastle United, klubi i Arsenalit ka marrë lajme të mira pasi Kieran Tierny duket të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Skocezi pati probleme në ndeshjen e fundit të Gunners ndaj Crystal Palace, me ç’rast edhe u largua nga fusha.
Siç raporton The Athletic, ai nuk ka probleme sikurse mendohej në fillim dhe kësisoj pritet të marrë dritën e gjelbër për ndeshjen e ardhshme.
23 vjeçari ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të Gunners në javët e fundit dhe ka kontribuar në katër gola për Arsenalin.
Pasi nuk arritën që të fitojnë ndaj Crytal Palace, u ndanë me rezultat të barabartë 0-0, Topçinjtë po shikojnë përpara për duelin ndaj Newcastle United.