Nga Munichu në Merseyside, tinejxheri pritet të ndërroj skuadër këtë janar.
Everton janë pranë të arrijnë marrëveshje me Bayern Munich për huazimin e sulmuesit Joshua Zirkzee, raporton “talkSPORT”.
Nëse arrihet marrëveshje mes dy klubeve, Everton në fund të huazimit pritet ta bëjë permanente blerjen e Zirkzeet.
19 vjeçari i cili erdhi nga akademia e Bayernit, vlerësohet rreth 9 milionë euro, por Everton nuk do të rrezikoj menjëherë me blerje permanente, pasi që lojtari është ende pa përvojë të duhur.